
Ministria e Infrastrukturës ka bërë të qartë se nuk do të heqë protokollet e sigurisë për transportin publik, por ka premtuar lehtësime financiare për kompanitë.
Pas protestave të shoqatave të transportit, ministria premton:
-njohje si shpenzim i zbritshëm të 100 për qind të konsumit të naftësl
-zero taksa vendore deri në 31 dhjetor 2020;
-reformë ligjore/fiskale të sektorit, përfshirë biletat elektronike.
Por ministria nuk pranon që transporti publik të rifillojë pa zbatuar protokollet e rekomanduara nga ministria e Shëndetësisë: ruajtjen e distancave mes udhëtarëve, pajisjen e udhëtarëve me maska.
Por këto protokolle kundërshtohen nga kompanitë e transportit. Ata shpjeguan se nëse në urbane zbatohen protokollet e ministrisë për të ruajtur distancën 1,5 metër mes udhëtarëve, atëherë në urban mund të udhëtojë vetëm 25 për qind e udhëtarëve.
Funksionimi me 25 për qind e kapacitetit do të çonte në falimentin e kompanive të transportit.