Qeveria prezanton projektin për aksin Berat-Ballaban

Nga Exit News
Qeveria prezanton projektin për aksin Berat-Ballaban

Qeveria prezantoi të shtunën projektin për aksin Berat-Ballaban.

Prezantimi u bë nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belida Balluku dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Ky projekt parashikon të lidhë katër bashki me një gjatësi prej 60 km, thuhet në njoftimin për mediat.

Aksi do të lidhë Beratin me Gjirokastrën dhe Përmetin, duke shkrutuar kilometrat.

Balluku tha gjatë prezantimit se për çdo segment të aksit do hartohet projekt i plotë.

“Po u rikthehemi dhe po kërkojmë të rivitalizojmë rrugë, të cilat kanë qenë të rëndësishme për shqiptarët dhe janë prekur ndër vite. Ne kemi nisur një punë studiuese brenda ARRSH përsa i përket rrugës së Karvanëve, e cila do të lidhë Fierin, Beratin dhe Korçën. Kështu që pas Berat-Ballaban, sapo ne të jemi gati, do të lançojmë projektimin e rrugës së Karvanëve, e cila padyshim do të përmirësojë cilësinë e jetesës së të gjithë qytetarëve, që banojnë në këto zona”, u shpreh Balluku.

Për ndërtimin e këtij segmenti rrugor janë hartuar dy variante, ku pas shqyrtimit do të zgjidhet varianti më i përshtatshëm dhe që plotëson kushtet teknike dhe financiare, thuhet në njoftim.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>