Qeveria propozon ngritjen e Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, por ndërtimi i HEC-ve nuk ndalet

Nga Alice Taylor
Qeveria propozon ngritjen e Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare, por ndërtimi i HEC-ve nuk ndalet

Qeveria shqiptare ka hartuar një vendim për të zgjeruar zonat e mbrojtura në Veri të vendit, duke krijuar një Park Kombëtar më të madh. Kjo është në përputhje me një projektvendim të Ministrave të vënë në dispozicion në Regjistrin Kombëtar Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike.

Ai do të bashkojë zonat e mbrojtura të Gashit, Thethit dhe Valbonës në një park të ri, Parkun Kombëtar të Alpeve Shqiptare. Zona do të mbulojë rreth 82,844.65 hektarë, në krahasim me 13,630 hektarë që mbulonin tre zonat e mëparshme.

Parku Kombëtar do të ndahet në tre kategori mbrojtëse dhe administrative. Ato janë si më poshtë:

Nën-Zona Qendrore A: 1698.1 hektarë e cila do të përfitojë nga niveli më i lartë i mbrojtjes për shkak të vlerave të larta natyrore dhe biodiversitetit. Do të lejohet kërkimi dhe turizmi i kontrolluar por prerja e pemëve, kullotja, ndërtimi i çfarëdo lloji ose nxjerrja e mineraleve është rreptësisht e ndaluar.

Nën-Zona Qendrore B: 54180.07 hektarë do të kenë të njëjtat kufizime si Zona Qendrore 1, por do të përfshijë gjithashtu ndalimin e çdo projekti intensiv që mund të ndryshojë eko-strukturën e tij ose të dëmtoi speciet. Në mënyrë specifike përmendet që ndërtimi i rrugëve, zonave urbane ose hidrocentraleve nuk lejohet.

Zona C: 26969.48 hektarë të cilat mund të përdoren për zhvillim të qëndrueshëm. Kjo përfshin praktikat tradicionale bujqësore, por çdo zhvillim që mund të ndryshojë ekosistemin është i ndaluar. Zhvillimi dhe ndërtimi mund të kryhen atje por vetëm me miratim nga qeveria duke siguruar që ai të mos dëmtojë ekosistemin natyror.

Ndërsa ky është një lajm i mirë për mbrojtjen e ardhshme të rajonit, ai nuk do të bëjë asgjë për të ndaluar projektet e planifikuara tashmë.

Neni 5 thotë se çdo aktivitet që shfrytëzon burimet natyrore dhe i është dhënë leja për ta bërë këtë para se vendimi të hyjë në fuqi do të lejohet të vazhdojë punën, për sa kohë që është në përputhje me Ligjin për “zonat e mbrojtura”. Asnjë leje tjetër nuk do të jepet pasi vendimi të hyjë në fuqi.

Ndërsa sipas Ligjit për Zonat e Mbrojtura, ndërtimi i hidrocentraleve është i ndaluar në nën-zonat qendrore, HEC-et po vazhdojnë të ndërtohen përgjatë lumit Gashi, duke shkaktuar demtim të mjedisit.

Ndërtimi i HEC-eve përgjatë lumit Valbona është ndalur me urdhër të gjykatës, por puna tashmë kishte avancuar në mënyrë domethenëse.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>