Qeveria propozon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në qershor

Nga Exit News
Qeveria propozon zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në qershor

Qeveria ka propozuar shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor.

Propozimi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi në Facebook.

Ai u shpreh se “zgjatja e gjendjes së emergjencës pas 25 prillit do t’i propozohet parlamentit”.

Shtytja e gjendjes së jashtëzakonshme nënkupton që masat kufizuese të vendosura nga qeveria të mbeten në fuqi deri në qershor.

Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyrore prej muajit nëntor 2019, kur një tërmet i fuqishëm shkaktoi 51 viktima dhe dëmtimin e mijëra banesave.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte deri në fund të muajit mars, por ajo u shty deri më 25 prill për shkak të epidemisë.

Propozimi për shtytjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Propozimi për shtytjen e gjendjes së jashtëzakonshme

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>