Qeveria Rama: 100 hidrocentrale te reja ne 5 vjet

Nga Erblin Vukaj
Qeveria Rama: 100 hidrocentrale te reja ne 5 vjet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri nuk do të ndërtohen më hidrocentrale të vogla nën 2MW.

Në një konferencë për shtyp të martën, ai pranoi se hidrocentralet e vogla janë të padobishme dhe të dëmshme. Kjo deklaratë e tij vjen pas një periudhe pesë vjeçare ku ai dha leje për rreth 100 hidrocentrale. Të paktën 60 prej këtyre HEC-e, të cilat tashmë ai i konsideron të padobishme dhe të dëmshme, janë të vogla.

Exit.al ka vëzhguar të gjitha vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit gjatë periudhës qeverisëse ku Kryeministër ka qenë Edi Rama.

Nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot, Rama i ka dhënë leje të paktën 99 hidrocentraleve ku më shumë se gjysma ka qenë me një kapacitet nën 2MW (2,000KW).

Për vitin 2019, deri në fillim të muajit korrik, Rama ka dhënë të paktën leje për 3 hidrocentrale:

HEC Drita, 1980KW, në Lumin e Gashit në Tropojë nga Breçani-R.O.S.P shpk (zotërues sipas QKB: Fatbardh Breçani).

HEC Veleshica1 5,801KW dhe Veleshica2 8,116 KW, në lumin e Veleshicës degë e Drinit të Zi, nga Kalisi Hydropower shpk (zotërues sipas QKB: BE-IS shpk Hamz Islamaj dhe EL-PROM shpk, Elton Mataj).

Në vitin 2018 Rama dha leje për 32 HEC-e:

HEC Dukona 800KW, me tubacion, në përroin e Dukonës në Berat nga Dukona shpk (zotërues sipas QKB: Islam Begaj, Mariglen Biti).

HEC Eme 450KW, me tubacion, në përroin e Shëngjinit të Gurrzës, degë e lumit Fan i Vogël në Mirëditë, nga Eme shpk (zotërues sipas QKB: Kevin Bajraktari).

HEC Arsti 3401KW me tubacion, në përroin e Arstit, degë e lumit Drin, Bashkia Fushë-Arrëz, Pukë nga Shpresa-AL (zotërues sipas QKB: Lush Osmani).

HEC Guri i Zi në pjesën e sipërme të lumit Kurvajt dhe në degët e tij, Bashkia Mat, Qarku Dibër, me subjekt zhvillues shoqërinë Aris Albania (zotërues sipas QKB: Adrian Çaushaj, Bajram Lleshi, Skënder dhe Shkëlqim Cevani, Tahir Gjoka).

HEC Dobrinjë1000KW, me tubacion dhe derivacion betoni, në pellgun ujëmbledhës të lumit Cemi i Selcës, Bashkia Malësi e Madhe, Shkodër, nga W.T.S-Energji (zotërues sipas QKB: Ermal Gjoni) dhe Aris Albania (zotërues sipas QKB: Adrian Çaushaj, Bajram Lleshi, Skënder dhe Shkëlqim Cevani, Tahir Gjoka).

HEC Shëlli dhe HEC Daznjanë, në përroin e grykës së Shëlliut dhe përroin e Daznjanës, Burrel nga Aris Albania (zotërues sipas QKB: Adrian Çaushaj, Bajram Lleshi, Skënder dhe Shkëlqim Cevani, Tahir Gjoka).

HEC Llëngë 1, 2, 3, 1730KW, 300KW, 1500KW në Bashkinë Pogradec nga Energjia Ekologjike (zotërues sipas QKB: Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë).

HEC Blaç, 1300KW, me tubacion dhe kanal derivacioni në përroin e Kumbullës, Bashkia Mirditë, nga Blaç-Energy (zotërues sipas QKB: Përparim Përkeqi dhe Pashk Paloka).

HEC Zall Xhuxhë 1;2, 3,487KW dhe 1,254KW, me tubacion në përroin e Zall Xhuxhës, degë e lumit Fan i Vogël, Bashkia Mirditë, nga Hec Zall Xhuxhë shpk (zotërues sipas QKB: Ender Boçi dhe Rrok Gjoka).

HEC Dobrenj-Tomoricë, 2400KW, me tubacion dhe kanal derivacioni, në përroin e Hijës, Bashkia Gramsh dhe Bashkia Skrapar nga Daab Energy Group (zotërues sipas QKB: Hergys Rreli, Fatmir Isufaj, Robert Bano).

HEC Borie Lurë, 1,800KW, në rrjedhën e përrenjve të kurorës së Lurës, degë e lumit Drin i Zi, Bashkia Dibër, Qarku Dibër nga Ageta dhe Bajrami N (zotërues sipas QKB: Hamit Skana dhe Ali Kaçi dhe Nazif Bajrami).

HEC Tërfoja në pellgun ujëmbledhës të përrojit të fshatit dhe përroit të madh, degë e lumit Bushtricë, Kukës nga HEC Tërfoja.

HEC Shëngjon 1,2,3, 651KW, 356KW, 341KW, në pellgun e përroit të Kënellës, Fan i Vogël, Mirditë nga Ediani (zotërues sipas QKB: Edi-Energji; Llesh Boçi).

HEC Sekë dhe HEC Zais, 14,926KW, në ujërat e lumit Urakë dhe Zall i Melthit në Mat dhe Mirëditë nga Seka Hydropower (zotëruar sipas QKB nga Hydro-Project: Bardhyl Muçeku dhe IDROP: Paolo Vincenti, Lorellaa Olivero, Antonella Vincenti, IDROHolding, BonFin S.R.L, LREnergy, G&C Hydropower).

HEC Plepi, 2285KW, me tubacion dhe kanal derivacioni, në përroin e Plepit, Komuna Oshtun, Bulqizë nga Domi Tec (zotërues sipas QKB: Përparim Domi).

HEC Mivas, 1,940 KW, me tubacion në pellgun ujëmbledhës të Tomoricës, Gramsh nga Elva 2001 (me aksionerë sipas QKB: Mihal dhe Vojsava Hudhra).

HEC Mivas-1, 1,990 KW, me tubacion, në ujërat e lumit Tomorrica, degë e lumit Devoll, Skrapar, nga Toer Energy (zotërues sipas QKB: Mihal dhe Vojsava Hudhra).

HEC Polemi, 1,751KW, me tubacion dhe kanal derivacioni, në pellgun ujëmbledhës mbi degëzimet e përroit të Neshtës degë e Zallit të Kostenjës, Librazhd, nga Drini Bulqizë (zotërues sipas QKB: Ilir dhe Bajram Cami).

HEC Vardari, 1,972KW, me tubacion, në përroin e Vardarit dhe të Valit degë e përroit të Zallit të Kostenjës, Librazhd, nga Drini Bulqizë (zotërues sipas QKB: Ilir dhe Bajram Cami).

HEC Kaçinar 2,569KW, HEC Arrëza 1,613KW, HEC Simon 1,558KW, HEC Shpërdhaza 1,110KW në përroin e Shpërdhazës, përroin Zi, përroin e Beqirit dhe përroin e Arrzës, Mirditë nga Shpërdhaza Energji (me zotërues sipas QKB: Stogoi Residence, IAK Invest, ASM Invest, ERMI Invest: Mezan Malaj, Idriz dhe Artur Kadare, Shpendi Zotaj, Roland Veseli).

HEC Pisha,1,911 KW me tubacion dhe kanal derivacioni, në përroin e Holtës, Gramsh nga Greentech Energy Systems (me zotërues sipas QKB: Gerti-Metal, Gerti Shanaj).

HEC Thirrë 1,820KW me tubacion dhe kanal derivacioni, në përroin e Thirrës, degë e lumit Fan i Vogël, Mirëditë nga Sang 1 (me zotërues sipas QKB: Viktor, Kevin dhe Lek Përnoca)

HEC Deni, 842KW me tubacion dhe kanal, në përroin e Përpizës në krah të rrjedhës së lumit Mat, Bulqizë nga Asi-Tre (me zotërues sipas QKB: Kujtim Kola, Selman Leti, Eljon Koxherri, Ervin Marku).

HEC Razdoll, 700KW, në përroin e Razdollit, degë e lumit Osum, Kolonjë nga Hidro Vizion (Mailinda Angjeli dhe Hidro Kons Studio që zotërohet nga Silvana e Daniel Shuaipi).

HEC Gurra në përroin e Gurrës së Madhe mbi digën e HEC Shkopeti, Mat nga Ulëza Ndërtim (me zotërues sipas QKB: Ndue dhe Nikolin Shpani).

HEC Vilë, 1,994KW me tubacion dhe kanal derivacioni, në përroin e Panaritit, Korçë nga Hydro Power Panarit (zotërues sipas QKB: Banush Sulaj).

HEC Strori, 2,000KW, në përroin e Holtës dhe Seltës, degë e lumit Devoll, Gramsh nga Era Hydro (zotërues sipas QKB: Miranda dhe Bardhyl Sali).

HEC Meshurdh, 1,300KW, në përroin e Meshurdhit dhe Shkozës, degë të lumit Fan i Madh, Pukë nga Sima-Com (zotërues sipas QKB: Simon Marku).

HEC Ndërfushas, 1,125KW, në përrojin e Sharrës dhe Zhavoreve, degë e përroit të Lenës dhe Lumit Mat, Bulqizë nga SGD Energji (zotërues sipas QKB: Luçiano Koçeku, Artan Lamani, Bledar Hasalamaj Kadurtex: zotërues Ilber, Myfti dhe Kapllan Duriçi)

HEC Miraka, 613KW, me tubacion pranë hekurudhës dhe rrugës kombëtare, në përroin e Lugjeve dhe Mirakës, Librazhd nga Kuarci Blace (zotërues sipas QKB: Arefi Jakupllari).

HEC Trojet (dy nivele), 1,38KW dhe 842KW, me tubacione, në përroin e Trezhnievës dhe Kasajve, degë të lumit Bushtricë, Tropojë nga Trojet Energji (zotërues sipas QKB: EEM Investment: zotëruar nga Elio Latifi).

Në vitin 2017 Rama dha leje për 9 hidrocentrale:

HEC Jetoni 1,200KW me tubacion në krah të rrugës rurale Librazhd-Lladomericë, në përroin e Tuçepit, degë e lumit Drin i Zi, Bulqizë nga Gerti (zotëruar sipas QKB nga: Jeton Dani).

HEC Mireshi 1,900KW me tubacion dhe kanal derivacioni në krah të rrugës rurale Librazhd-Lladomericë, në përroin e Mireshit, degë e lumit Drin i Zi, Bulqizë nga Gerti (zotëruar sipas QKB nga: Jeton Dani).

HEC Kalis 1,958KW, me tubacion, në ujërat e lumit Shmilli, degë e lumit Shkumbin, Librazhd nga Erdy Energy (zotëruar sipas QKB nga: Koray Zeytinoglu dhe Shijaku që është në likuidim dhe zotërohet nga Shpetim Shijaku).

HEC Antena 1105 kW në lumin e Zallit të Shtamës, Mat, nga Derbi-E (zotëruar sipas QKB nga: Bexhet Dedja)

HEC Letaj 480KW me tubacion dhe kanal, në përroin e Thekës, Bulqizë nga Asi-Tre (me zotërues sipas QKB: Kujtim Kola, Selman Leti, Eljon Koxherri, Ervin Marku).

HEC Kamenica, 800KW, me tubacion në përroin e Kamenicës degë e lumit Dunavec i Devollit, Korçë nga Favina1 (zotëruar sipas QKB nga: Adnan dhe Viktor Qylafi).

HEC Murasi 2,000KW në lumin e Cemit të Selcës, Malësi e Madhe nga Mateo & Co (zotëruar sipas QKB nga: Elona Nikollaj, Kastriot Bitanji, Eliverta Vraniç).

HEC Goricë,1,747KW, me kanal dhe tubacion, në Maliq nga The Blue Star (zotëruar sipas QKB nga: Edlira Haska, Andrea Miço).

HEC Osojë, 1,952KW, me kanal dhe tubacion, në Maliq nga Favina (zotëruar sipas QKB nga: Adnan dhe Viktor Qylafi).

Për vitin 2016 qeveria Rama mundësoi leje ndërtimi për 9 HEC-e:

HEC Vendresh, 230KW, në Vendreshë, Skrapar nga HP Vendresh Energy (zotëruar sipas QKB nga: JDS Bardhyl Hysenbelliu, Misir Dyrmishi; 2RC Bardhyl Hysenbelliu).

HEC Bigas 1, 2, 600KW dhe 300KW dhe HEC Veleshnje 300KW në Bigas dhe Veleshnje të Potomit dhe Çepanit, Skrapar nga HP Bigas dhe Veleshnje Energy (zotëruar sipas QKB nga: 2af Ertan Feta).

HEC Shengjun, 750KW, në përroin e Bejinit, Klos, Bulqizë nga Irarba Energji shpk (zotëruar sipas QKB nga: Mara 2011 Bruno Mara, V&A Energji Klos, Sami Rami, Bedri Hoxha dhe Rigert Kaçi)

HEC Lumzi 11,000KW dhe HEC Tuçi 4,470KW, në përroin e Rroshit në Pukë, nga M.C Inerte Lumzi (zotëruar sipas QKB nga: M.C Inerte  Mark Luli, Rafaelo 2002 Eduart dhe Mark Gjinaj).

HEC Skatinë, 2,700KW, në përroin e Skatinës në Bytyç të Tropojës, nga Skatinë shpk.

HEC Shpella Poshtë 2, 2,318KW, në përroin e Shpellës, degë e lumit Shkumbin, qarku Korçë, nga Liria Energji shpk (zotëruar sipas QKB nga: Thoreneks, Aurel, Kostandin, Thoma dhe Nesti Xega)

HEC Prellë, 14,970KW, në Mat nga Prell Energy shpk (zotëruar sipas QKB nga: Endi – E, Sokol e Bardhyl Muceku, IDROP Paolo e Antonella Vincenti, Lorella Olivero, Idroenergia Albania, IdroHolding, Bonfin S.R.L, LrEnergy, G&C Hydropower).

HEC Kasollet e Selcës, 4,000KW, në fshatin Selcë, Gorë, Maliq nga Xhengo Energji shpk (zotëruar sipas QKB nga: Xhengo shpk Ali, Shyqyri dhe Ardian Xhengo).

Në vitin 2015 qeveria Rama dha leje për 28 hidrocentrale:

HEC Gjadër 1/1 2,134KW, Gjadër 1/2 4,406KW, Gjadër 2 2,983KW, Gjadër 3 3,874KW, Gjadër 4 5,922KW, dhe Gjadër 6 5,619KWnë lumin Gjadër në Lezhë dhe Pukë nga S.P.E Gjadër shpk (zotëruar sipas QKB nga: Rafaelo 2002 shpk; S.P.E Energy, Vllaznimi shpk; EUES Energy)

HEC Seta 1+2 7,457KW; Seta 3 2,722KW dhe Seta 4 4,724KW në përroin e Radatit në Dibër nga Hydro Seta shpk (zotëruar sipas QKB nga: Alb-Building; Liqeni VII shpk; Kupa shpk; 2L&M; Kalia­)

HEC Backa 1, Backa 2, Backa A, Backa B dhe Backa C në lumin Strataveckes në Skrapar nga Kroi Mbret Energji shpk (zotëruar sipas QKB nga: Alba Construction Xhavit Ismaili).

HEC Thanë dhe HEC 3,900KW Mollas 14,000KW në rrjedhën e lumit Devoll në Fier dhe Elbasan nga Delia Group (zotëruar sipas QKB nga: Viktor Delia)

HEC Denas 14,500KW në rrjedhën e lumit të Cermericës në Korçë nga Denas Power (zotëruar sipas QKB nga: B.A.D shpk)

HEC Perollaj 400KW në përroin e Berxhmillës në Kukës nga Fatlum shpk (zotëruar sipas QKB nga: Denis-05)

HEC Lashkiza 1 4,500KW, HEC Lashkiza 2 940KW në përrenjtë e Lashkizës në Dardhë të Dibrës nga Lashkiza shpk (zotëruar sipas QKB nga: Erpa Invest).

HEC Rapuni 3, HEC Rapuni 4 8,847KW në lumin Rapun në Librazhd nga C&S Energy  (zotëruar sipas QKB nga: EKO Vepra shpk)

HEC Gavran 1,204KW dhe HEC Gavran 1 1,055KW në përroin e Fragovishtës në Elbasan nga Gavran Energy shpk (zotëruar sipas QKB nga: IDI 2005).

HEC Qarr dhe HEC Kaltanj 1,500KW në lumin Osum në Korçë nga Qarrë & Kaltanj shpk (zotëruar sipas QKB nga: Favina shpk)

HEC Bisak 750 KW në burimet e Bardhgjanës në Fan të Lezhës nga Bardhgjana shpk.

HEC Zerec1 dhe HEC Zerec 2 1,865KW në Moglicë të Korçës nga EnRel Hydro shpk

Gjatë vitit 2014 Kryeministri Rama dha leje për 18 hidrocentrale:

HEC German 1, 2, 3, 4 4, 350KW në përroin e Zallit të Germanit në Dibër nga SA’GA Mat shpk

HEC Dunica 1 680KW, Dunica 2  750KW, HEC Trebinjë 400KW, HEC Podgozhan 700KW dhe HEC Kalivaç 750KW në Trebinjë qarku i Korçës nga Heci-Dunicë shpk.

HEC Ballenjë 1,000KW në Martanesh nga Ballenja Power Martanesh shpk.

HEC Dragobia 11,764KW dhe HEC Çerem 11,764KW në rrjedhën e lumit dhe përrenjve të Valbonës në Tropojë nga Dragobia Energy shpk.

HEC Malla 5,453MW në rrjedhën e lumit Molla e Lurës, në Dibër nga Gjurr-Reç shpk.

HEC Koxherraj 600KW, në Martanesh nga Koxherri Energy shpk.

HEC Treska1, Treska 2 620KW, Treska 3 400KW dhe Treska 4 3,600KW në lumin e Treskës në Vithkuq të Kolonjës nga HEC Treska shpk.

HEC Truen 1,657KW në Shkodër nga Truen shpk.

HEC Shutinë 1,400KW në Gjegjan të Shkodrës nga Shutina Energy shpk.

Për vitin 2013 në arkivën e KKT nuk ka të publikuara vendime për leje HEC-esh nga qeveria Rama, e cila mori drejtimin në shtator të atij viti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>