Shqipëria dakordësim me Pfizerin për vaksinën anti-Covid

Nga Exit News
Shqipëria dakordësim me Pfizerin për vaksinën anti-Covid

Qeveria shqiptare ka arritur, të mërkurën, marrëveshje në parim me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinim në janar.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkroi se qeveria ka ‘dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar’.

Nga postimi i kryeministrit kuptohet se nuk ka ende një marrëveshje të nënshkruar, numër të saktë dozash apo se kur mund të nisë saktësisht vaksinimi.

Kryeministri Rama akuzoi Bashkimin Europian se la jashtë vëmendjes Shqipërinë, por se ‘ne ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt.’

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>