Qeveria Shqiptare planifikon të ulë moshën minimale për mbajtjen e armëve në 22 vjeç

Nga Alice Taylor
Qeveria Shqiptare planifikon të ulë moshën minimale për mbajtjen e armëve në 22 vjeç

Qeveria po planifikon të ndryshojë ligjin për pronësinë e armëve, duke ulur moshën minimale të licencave për armët nga 25 vjeç në 22 vjeç.

Projektligji është lëshuar për konsultim publik dhe sipas qeverisë synon përafrimin me legjislacionin e BE-së. Ligji do të sigurojë autorizimin për armët e vogla (Kategoria B) për këdo që kërkohet të mbajë një armë për detyrë shtetërore, ose rrethana të veçanta personale kur ata janë të ekspozuar ndaj rrezikut dhe kanë të drejtën për mbrojtje të veçantë. Ai gjithashtu do të zbatohet për të tjerët që plotësojnë disa kritere për mbajtjen e një arme.

Lejet për mbajtjen e armëve të zjarrit lëshohen nga Policia e Shtetit dhe kanë një mandat pesë-vjeçar pas të cilit ato duhet të rishikohen.

Ligji lejon gjithashtu përdorimin e armëve të vërteta në filma dhe videoklipe me një leje të veçantë.

Shkalla e vdekjeve nga armët në vend është 1.37% e rasteve të vrasjeve, dukshëm më e lartë se norma e SHBA prej 0.83%. Më shumë se 12,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i krimit me armë në Shqipëri, që prej vitit 1991.

Për më tepër, besohet se ka të paktën 210,000 armë zjarri të paligjshme në Shqipëri – një armë zjarri ilegale për çdo 13 qytetarë. Qeveria njoftoi më parë se të gjitha armët e mbajtura në mënyrë të paligjshme do të dorëzoheshin deri në vitin 2024 por asnjë plan nuk ishte vendosur dhe nuk është dëgjuar shumë për këtë çështje që nga ajo kohë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>