Qindra emigrantë shqiptarë kanë kaluar natën në pikën kufitare të Kapshticës, në pritje për të kaluar për në Greqi.
Pavarësisht njoftimit të qeverisë greke se vetëm 300 persona në ditë mund të kalojnë në kufirin e Kapshticës dhe se kjo shifër ishte plotësuar që në orët e para të mëngjesin, qytetarët kanë rezufuar të kthehen mbrapsht.
Një ndër shkaqet kryesore është skadimi i afatit të testit të Covid-19, i cili duhet të jetë i 72 orëve të fundit në mënyrë që të pranohet nga dogana greke.
Të tjerë qytetarë janë kthyer mbrapsht nga dogana greke pasi kanë pasur parregullsi në formularët online, tjetër kërkesë e shtetit grek për të lejuar kalimin e kufirit.
Sipas BalkanWeb-it, mëngjesin e së premtes së Kapshticë kanë qenë në pritje më shumë se 250 persona, në autobuzë dhe makina përsonale.
Qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë tek shteti grek për të lehtësuar situatën, pasi kufizimi prej vetëm 300 personash që lejohen të kalojnë kufirin, nuk është në proporcion me numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë në Greqi.