Qytetarët do të paguajnë çmimin e koalicionit me Ramën

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Qytetarët do të paguajnë çmimin e koalicionit me Ramën

Kryeministri Edi Rama po vazhdon turin e tij promovues në të cilin ai ulet gju më gju me popullin për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të shpjeguar rëndësinë e “platformës bashkëqeverisëse me qytetarët e thejshtë”.

A mund të imagjinohet Presidenti i Francës Emmanuel Macron, president i sapo i zgjedhur dhe ku partia e tij fitoi shumicën absolute, të dalë nëpër Francë, të dëgjojë njerëzit dhe të mbështesë politikën e tij në atë çfarë qytetarët i thonë atij?

A mund ta imagjinoni ju atë të vendosë një linjë telefonike, në mënyrë që qytetarët e pakënaqur të mund të ankohen për kryebashkiakun e tyre? A mund të imagjinoni atë të publikojë një listë me 100 shërbyes publik francez të cilët kanë shfaqur sjellje të keqe?

Një gjë e tillë do të ishtë absurde për tu imagjinuar. Por jo, kjo ndodh këtu në Shqipëri çdo ditë.

Arsyeja është e dyfishtë: Edi Rama nuk ka asnjë plan politik dhe ai është i frikësuar të marrë mbi vete të gjithë përgjegjësinë për mungesën e një plani politik.

Përgjatë katër viteve të fundit, ne e kemi parë Edi Ramën të fajësojë për dështimet e qeverisë së tij së pari, trashëgiminë e qeverisjes së Sali Berishës, dhe në fund “tepsinë” e LSI-së dhe “partitë e vogla”.

Qeveria e tij ose partia nuk mund të fajësohet për asgjë. Në asnjë mënyrë Partia Socialiste nuk e mban veten përgjegjëse për atë që nuk ka arritur të bëjë këtë katërvjeçar — fajtorë janë gjithmonë të tjerët.

Dhe tani, duke  përballur me përgjegjësinë e frikshmë të një shumice absolute në Kuvend, Kryeminsitri Edi Rama po kërkon për dikë tjetër për të fajësuar pas katër vjet me më shumë tendera të korruptuar, fshehje të borxhit publik, shkatërrim të parqeve natyrore, mijëra qytetarë që emigrojnë, dhe mungesën e plotë të investimeve.

Ai do të fajësojë qytetarët e Shqipërisë. “ Unë isha në një koalicion me qytetarët e Shqipërisë, por ato vetëm ankohen dhe nuk punuan fare”, do të thotë ai. “Ato flasin vetëm për cështjet në gjykatat e vendit për pronat e tyre, ndaj hekurudhat nuk u ndërtuan asnjëherë, “ do të justifikohet ai. “Reforma në Drejtësi dështoi sepse qytetarët e zakonshëm u interesuan vetëm për veten e tyre” do të deklaroi ai.

Qytetarë ruhuni, pas katër vitesh të bashkë qeverisjes me Edi Ramën çdo gjë do të ketë qenë gabimi juaj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>