Dhjetëra banorë të zonës së unazës së Tiranës kanë pritur para televizionit Top Channel me protestë Ministrin Damian Gjiknuri, i cili do të marrë pjesë në një debat televiziv në lidhje me projektin shumë të debatuar në emisionin Hapur të Eni Vasilit
Qytetarët kanë hedhur parrulla kundër qeverisë dhe vetë ministrit Gjiknuri. Shumë prej tyre kanë brohoritur në kor “Tup, Turp” dhe “O Gjiknur o legen/ Prite popullin se po vjen.”
Përballë kësaj gjendjeje Ministri Gjiknuri ka kërkuar shoqërimin e policisë, e cila ka mundësuar hyrjen e tij në territorin e televizionit.