Qytetarët këmbëngulin për referendumin për sistemin zgjedhor

Qytetarët këmbëngulin për referendumin për sistemin zgjedhor

Grupi i qytetarëve që kërkojnë referendum për të ndryshuar sistemin zgjedhor në Shqipëri, kanë ndryshuar pyetjen e referendumit, me kërkesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ, në 28 shkurt, i sygjeroi grupit nismëtar që të ndryshonin pyetjen dhe ta bënin atë më të qartë dhe drejtëpërdrejtë. KQZ i ka afat 10 ditë qytetarëve.

Sot ata kanë dorëzuar në KQZ dosjen me dokumente të rishqyrtuar.

Pyetja e re që ata propozojnë është më e drejtëpërdrejtë dhe kërkon që qytetarët të pyeten nëse duan që t’i zgjedhin vetë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë:

“A jeni dakord të ndryshohet sistemi zgjedhor për t’ju krijuar mundësinë që të zgjidhni vetë cilin kandidat doni t’ju përfaqësojë në Kuvendin e Shqipërisë?”

Sipas tyre, realizimi i këtij referendumi do të jetë një hap i madh përpara dhe ndryshim i thellë në menyrën se si është konceptuar dhe realizuar deri sot ushtrimi i sovranitetit dhe demokracia perfaqësuese në vendin tonë.

Kërkesa e ndryshuar e grupit të qytetarëve pritet të merret në shqyrtim nga KQZ në ditët në vijim.

Firmëtarët e kësaj nisme janë:

  • Kristaq Kume
  • Brizida Gjikondi
  • Silvana Bello
  • Lavdosh Ferruni
  • Andi Tepelena
  • Elvis Hoxha
  • Enis Sulstarova
  • Evrikli Kolovani
  • Kreshnik Merxhani
  • Kledia Abbas
  • Liridona Hoxha
  • Kiara Muka

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>