Vetëdeklarimi i të ardhurave, sa është afati dhe kush preket

Qytetarët, që kanë të ardhura personale mbi 2 milionë lekë në vit, duhet të plotësojnë deklaratën individuale vjetore brenda datës 30 prill. Formulari plotësohet vetëm në formë elektronike.

Sipas revistës Monitor, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kanë deklaruar se nuk ka një shifër të saktë të personave që duhet të plotësojnë formularin. Në vitin 2011, numëroheshin rreth 4700 punonjës të administratës shtetërorë apo të sistemit gjyqësor që plotësonin kushtin për vetëdeklarim. Që prej 2011, nga ndryshimet në administratë, shifra pritet të jetë rritur, por nuk ka ende një shifër zyrtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>