Qytetarët të papërfaqësuar në Kuvend, 60% nuk njohin deputetin e zonës së tyre

Nga Exit News
Qytetarët të papërfaqësuar në Kuvend, 60% nuk njohin deputetin e zonës së tyre

Qytetarët shqiptarë ndihen të papërfaqësuar nga deputetët në Kuvend dhe mendojnë se ndryshimi nuk vjen thjeshtë nga futja në parlament e sa më shumë deputetëve të rinj ose grave.

Pedagogia e shkencave politike, Dorina Bërdufi foli në emisionin “Me Pak Fjalë” rreth një sondazhi mbi perceptimin e zgjedhësve për deputetët, pjesë e një studimi të bërë në vitin 2020, ku ajo është bashkëautore me politologun Afrim Krasniqi,

Studimi zbulon se 86% e qytetarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga deputetët ndërsa 60% e të pyeturve në sondazh, shprehen se nuk njohin deputetin e zonës së tyre të banimit.

Jo vetëm të papërfaqësuar, por perceptimi i qytetarëve është se deputetët kanë nivel të ulët kulturor. Mbi 82% e qytetarëve besojnë se deputetët janë nën nivelin mesatar kulturor të shoqërisë.

niveli

Sipas studiueses Bërdufi, fakti se qytetarët ndihen të papërfaqësuar mund të lidhet me natyrën e sistemit zgjedhor, ku votohen partitë ndërsa deputetët dalin nga listat e vendosura nga kryetarët.

Në fakt, kur qytetarët janë pyetur se nga cili parlament i ka përfaqësuar më mirë 70% e qytetarëve kanë zgjedhur ato që janë zgjedhur me sistem mazhoritar, ku zgjedhësi voton direkt për kandidatin.

parlament

Megjithatë sipas Bërdufit, perceptimi i shkëputjes së votuesit me deputetin mund të vijë edhe si rezultat i aktivitetit të këtyre të fundit pasi marrin mandatin. Shpesh herë, aktiviteti i deputëtëve nuk lidhet me nevojat dhe problematikat e qytetarëve tha Bërdufi.

Përpjekja për të rritur cilësinë e deputetëve dhe përfaqësimit duke promovuar sa më shumë pjesëmarrjen e grave dhe të rinjve nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara.

42% e qytetarë shprehen në mënyrë kritike për rolin e grave deputete në cilësinë e përfaqësimit dhe vetëm 21% që i vlerësojnë ato pozitivisht.

grate

Ndërsa për të rinjtë perceptimi i shumicës së qytetarëve është se ata janë imitues të kryetarit të partisë dhe nuk është se sjellin mendim të ri në politikë.

te rinjte

Pedagogia theksoi se tashmë nuk mjafton vetëm të qënit grua ose i ri në Kuvend për të rritur përfaqësimin tek zgjedhësit.

“Qytetarët sot janë më të informuar, shohin nivelin e cilësisë së përfaqësimit të tyre, kështu që kemi kaluar nga përfaqësimi i kuotave në përfaqësimin cilësor të kuotave”, deklaroi ajo.

Besimi i ulët tek deputetët e rinj dhe gratë justifikohet edhe nga mënyra se si ato futen në Kuvend, e cila bazohet më shumë në pëlqimin e kryetarit të partisë sesa atë të qytetarëve.

Ky fakt vjen si pasojë e sistemit proporcional, i cili megjithëse tashmë është me lista gjysmë të hapura, i jep shumë fuqi kryetarëve të partisë që të përcaktojnë listën e kandidatëve për deputëtë në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>