Shumica e qyteteve më të mbikqyrura në botë, me kamera në rrugë e vende publike, ndodhen në Kinë.
Ky është përfundimi i një studimi nga faqja e internetit Comparitech, i cili mori në vëzhgim 150 qytetet më të populluara të botës.
Në vend të parë renditet qyteti kinez Taiyuan, në jugperëndim të Pekinit, i cili numëron 120 kamera survejimi për 1 mijë banorë.
8 qytete të tjera kineze janë po ashtu pjesë e listës së 10 qyteteve më të survejuara.
I vetmi qytet europian që bën pjesë në 10 qytetet më të vëzhguara është Londra, e cila ka mesatarisht 67 kamera për 1 mijë banorë.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qyteti më më shumë kamera është Los Anxhelosi me 6 kamera për 1 mijë banorë.
Kina tashmë njihet në gjithë botën për përdorimin e gjerë të kamerave vëzhguese në rrugë dhe hapësira të tjera publike.
Përdorimi i teknologjisë së kamerave survejuese po debatohet në shumë vende të botës: nga një anë, mbështetësit flasin për përfitimet e saj për të luftuar krimin, ndërsa kundërshtarët e saj shpehen se ato mund të përdoren si mjet i kontrollit publik dhe për të shkelur të drejtat e privatësisë.