Tenisti Rafael Nadal njoftoi se nuk do të marrë pjesë në turneun e tenisit US Open, i cili zhvillohet nga 31 gushti deri më 13 shtator.
Përmes një postimi në Twitter, Nadal shkruan:
“Situata është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me koronavirus janë duke u rritur, duket se ende nuk kemi kontroll ndaj tij. Ky është vendim që kurrë nuk kam dëshiruar ta marr, mirëpo kam vendosur ta ndjek zemrën time këtë herë dhe për një kohë të mos udhëtoj.”
Nadal nuk do të marrë pjesë as në turnen e Francës Roland Garros, i cili pritet të mbahet dy javë pas turneut të SHBA-ve.
Nadal është fituesi i katër kampionateve të tenisit në vitin 2019 përkatësisht në SHBA, Kanada, Francë dhe Itali.