Raffaele Cantone dhe lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit

Nga Carloalberto Rossi
Raffaele Cantone dhe lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit

Javën e shkuar në vendin tonë erdhi, Raffaele Cantone, Presidenti i Autoritetit kombëtarë italianë për luftën kundër korrupsionit. Vizita e Cantones në Shqipëri ishte në vazhdën e takimeve të programuara nën procesin e Berlinit.

Ai takoi ministrin e Drejtësisë, e Brendshëm, dhe Kryeministrin dhe foli për eksperiencën italiane në luftën kundër korrupsionit.

Raffaele Cantone është një jurist i shkëlqyer napoletan, i cili pas tetë viteve eksperiencë në prokurorinë antimafia dhe pozicione të ndryshme politike u emërua nga Matteo Renzi, shef i zyrës së re antikorrupsion me detyrë mbikqyrjen e korrupsionit në administratën publike dhe në kompanitë shtetërore, me qëllim parandalimin dhe identifikimin e modeleve të ndryshme të cilat ulin burokracinë.

Në një intervistë në Report Tv, Cantone i sugjeroi politikanëve shqiptare se transparenca e vendimeve të marra nga qeveria është shtylla thelbësore për luftën ndaj korrupsionit në administratën publike.

Paradoksalisht, pikërisht transparenca e akteve të administratës publike në Shqipëri po bëhet gjithmonë e më e vështirë, ndonjëherë nën pretekstin e “privatësisë” (si në rastin e faqes zyratre të Gjykatës, që prej disa javësh është e paaksesueshme), ndonjëherë e justifikuar me nevojat operative (si në rastin e QKR që ofron gjithmonë e më pak dokumenta), ndonjëherë e justifikuar nga frikëra tërësisht të pajustifikuara (si në rastin e kompanive të mëdha debitore, që kanë deklaruara falimentimin por emrat e tyre ende nuk janë bërë publike), dhe herë të tjera thjeshtë për arrogancën e pushtetit (si në rastin e kontratave koncesionare, apo si në rastin e lejeve të ndërtimit).

Mesa duket, pushteti politik nuk do që qytetari ose shtypi i lirë të ketë mundësinë të aksesojë të dhëna që mund të nxjerrin zbuluar personin që mudn të përdorë pushtetin për të shkelur ligjin.

Por, fatkeqësisht kjo nuk është ekskluzivitet vetëm shqiptarë, mjafton të mendojmë për Bashkimin Evropian që vazhdon të mos i përgjigjet kërkesave tona mbi procedurat e blerjes së vilës nga Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë; apo për pamundësinë e marrjes së të dhënave të financimeve të kryera nga Bashkëpunimi Italianë për Zhvillim, të dyja këto organizata mburren me punën e tyre për vendosjen e qytetarisë dhe zhvillimin shoqëror në të gjithë botën.

Vizita e Cantones u transformua nga të dyja anët në një shoë mediatik duke i shërbyer qeverisë shqiptare për t’i treguar popullit shqiptarë që ekziston vullneti për të luftuar korrupsionin; dhe qeverisë italiane për t’i treguar gjithmonë popullit shqiptarë se ajo ekziston dhe po luan në favor të Ramës. Por në realitet qeveria italiane vazhdon të sjellë vetëm burokraci dhe misione të asistencës teknike.

Sepse, nëse me të vërtet do të ekzistonte dëshira për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit, dhe njëkohësisht do të ekzistonte dëshira për të rindezur rolin e Italisë në Shqipëri, ky kontribut duhet të fillonte me kërkesën ndaj qeverisë shqiptare për më shumë seriozitet në shumë çështje të administratës publike shqiptare që pengojnë çdo ditë punën e sipërmarrësve italianë.

Por mesa duket Italia ka zgjedhur të merret vetëm me organizimin e aktivitete pa asnjë lloj përmbajtje dhe aspak të dobishme, me qëllimin e vëtëm për të marrë shikueshmëri të panevojshme kundrejt një homologu që duket gjthmonë e më shumë si eprori i saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>