Rai3: Me lekët e marjuanës, mafia shqiptare po sundon krimin europian

Rai3: Me lekët e marjuanës, mafia shqiptare po sundon krimin europian

Kthimi i Shqipërisë në prodhuesin kryesor të marjuanës, dhe lejimi i trafiqeve të medha ka bërë që mafia shqiptare të grumbullojë shumë para, të cilat i kanë mundësuar të marri rol kryesor në trafikun e narkotikëve jashtë Shqipërisë.

Kështu tha Giacomo Cataldi, prokuror i Leces, për televizionin Rai3, në reportazhin e shkurtër për kultivimin e marjuanës në Shqipëri, të quajtur “Kufiri i Evropës”.

Në reportazh theksohet se sipas një raporti sekret të policisë italiane, të lexuar nga Rai3, kultivimi i marjuanës në Shqipëri është rritur me 1200 përqind, në krahasim me vitin e kaluar:

Këtë vit ka pasur një rritje eksponenciale. Këtë e tregojnë fotot nga ajri pjesë e në një raport të policisë italiane, ende të pabotuar.

Janë gjetur rreth 100 mijë bimë, të ndara në disa plantacione të vogla të fshehura nëpër male. Një bimë e shkurtër e importuar nga Vietnami dhe e modifikuar gjenetikisht për të pasur një nivel të lartë të përbërësit aktiv.

Vitin e kaluar në Shqipëri u gjetën më pak se 1000 bimë. Por tani të dhënat e raportit të ri tregojnë një realitet tjetër.

Reportazhi u bë nga gazetari italian Valerio Cataldi, i cili u kërcënua në Shqipëri sepse bëri emisionin mbi përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>