Rakacolli e Brataj paralajmërojnë rritje të të infektuarve pas zgjedhjeve

Nga Exit News
Rakacolli e Brataj paralajmërojnë rritje të të infektuarve pas zgjedhjeve

Zëvendës ministrja Mira Rakacolli dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, deklaruan se pas muajit prill do të ketë rritje të numri të të infektuarve.

Në emisionin Real Story, ata thanë se pas fushatës, për shkak të grumbullimeve numri i të infektuarve do të rritet.

Rakacolli u shpreh:

Vaksinimet sot e kanë kaluar shifrën e 100 mijëve, ritmet me të cilat po ecet janë shumë premtuese, që të kemi një verë me turizëm të aktivizuar. Por nuk janë ende numra të kënaqshëm, kështu që duhet të vazhdojmë të mbajmë masat që kemi thënë, maska, distancim fizik e social.”

Ndërsa Brataj tha:

Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>