Rakacolli: Masat e reja nuk diskriminojnë fenë katolike

Nga Exit News
Rakacolli: Masat e reja nuk diskriminojnë fenë katolike

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se masat e reja nuk kanë qëllim të diskriminojnë fenë katolike.

Gjatë një intervistë për Abc News, ajo ka reaguar për deklaratën e Arqipeshkvit të Tiranës, George Frendo, i cili e konsideroi disktriminues kufizimin e orarit prej orës 20:30m një ditë para Krishlindjeve.

“Nuk do thoja që ai ka bërë një ankimim. Ai ka bërë një letër ku ka vënë në vëmendje kufizimin deri në orën 22:00. Ai ka shkruar një letër. Njoftim është. Nuk është diskriminues. Kisha Katolike ka bërë një punë të mirë gjatë pandemisë. Ne nuk kemi qenë në dijeni të këtij përshtatje që i është bërë kremtimit të krishtlindjeve. Ne nuk kemi qenë në dijeni të vendimit për kremtimin. Do ta shohim. Nuk e di nëse mund të ketë një ndryshim“

Rakacolli u shpreh se masat kanë synim të mbrojnë shëndetin publik.

Pak më herët, Arqipeshkvi Frendo pohoi se vendimi është i nxituar dhe diskrimues.

Frendo deklaroi se Kisha kishte planifikuar mbajtjen e meshës deri në orën 22:00

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>