
Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka kallëzuar të mërkurën Xhelal Mziun për shpërdorim detyre.
Sipas mediave Suli e akuzon Mziun për dhënien e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një thertore në Laknas.
Rakip Suli u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ishte kandidat i vetëm në këtë garë. Xhelal Mziu ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për 3 mandate rradhazi që prej vitit 2007.