Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni konfirmoi se nuk do të garoi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë seancës parlamentare, Gjoni i bëri thirrje qytetarëve të vendosin një kryq në fletën e votimit, në shenjë proteste për sistemin e gabuar elektoral.
“Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falënderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time.
Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë. Ju bëj thirrje që të shkoni dhe t’i vini kryq fletës së votimit”, u shpeh Gjoni.
Ralf Gjoni u bë deputet pas dorëheqjes në bllok të deputetëve të LSI-së.