Ralf Gjoni: Qeveria e zhytur në korrupsion, harron qytetarët

Nga Exit News
Ralf Gjoni: Qeveria e zhytur në korrupsion, harron qytetarët

Deputeti Ralf Gjoni ka fajësuar të enjten qeverinë shqiptare se nuk po ndihmon qytetarët për t’u kuruar nga Covid-19 dhe se është e zhytur në korrupsion.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, të enjten, Gjoni iu drejtua qeverisë duke i pyteur se ku do të shkojnë 180 milion euro që do të merren tek BE-ja.

“Ju doni të merrni 180 milionë euro tek BE dhe do merrni edhe tek Banka Për Rindërtim. Por, ku do të shkojnë këta para? Pse marrim borxhe, sepse nuk ka lekë. Nuk ka lekë, sepse ka korrupsion galopant’’, deklaroi Gjoni.

Deputeti deklaroi se shqiptarët nuk kanë mundësi financiare për t’u kuruar . Ai theksoi se një test për kovidin në privat kushton 120 euro.

‘’Shqiptarët paguajnë paratë e gjakut për të tejkaluar koronavirusin. Testi në Shqipëri në privat shkon në 120 euro. Parlamenti është vatër infektimi, ku ajri rrotullohet me kondicionerë automatikë’’, tha Gjoni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>