Deputeti Ralf Gjoni në një dalje për median pas seancën plenare akuzoi kryeminsitrin Rama se nuk ka plan për përballimin e pandemisë.
Gjoni u shpreh se sot, 26 nëntor, kishte kërkuar interpelancë me Kryeministrin për gjendjen e pandemisë, por ky i fundit ia ka deleguar këtë kërkesë Ministres Manastirliu.
Ky veprim sipas Gjonit është një shmangie e përgjigjes nga ana e Kryeministrit. Gjoni akuzoi mjekët se po përdorin protokolle në kundërshti me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve.
“Kemi mjekë që po kryejnë vepra penale duke dëmtuar imunitetin e shqiptarëve”, u shpreh Gjoni duke ju referuar përdorimit të antibiotikëve.
Kryeministri Rama nuk morri pjesë në seancën e Kuvendit pasi ndodhet në Abu Dabi për të firmosur një marreveshje për investime në vend.