Marrëdhënia aktuale mes aktorëve politikë në vend, si mes njëri-tjetrit, ashtu dhe me ndërkomëbtarët, duket se ngjan më situatën e vitit 2012-2013.
Në 2012, Bashkimi Evropian kërkoi me insistim miratimin e një pakete me tre ligje që kërkonin shumicën e cilësuar prej tre të pestat e votive (84 deputetë).
Votimi i ligjeve “Për Gjykatën e Lartë”, “Për nënpunësin civil” dhe rregullorja e Kuvendit ishin atëherë kushti i vetëm i Brukselit zyrtar për dhënien e statusit kandidat për në BE Shqipërisë.
Opozita e atëhershme (PS) nuk pranoi votimin e tre ligjeve me një kërkesë të vetme: shumica e atëhershme (PD) duhet të respektonte një vendim të Gjykatës së Lartë lidhur me këshillin bashkiak dalë nga zgjedhjet lokale 2011 në Fier.
Njësoj si për çështjen e reformës në drejtësi, institucionet evropiane dhe ambasadorët e BE-së e OSBE-së u përfshinë në arritjen e dakordosisë mes shumcës së atëhershme (koalicioni PD-LSI) dhe opozitës së atëhershme (PS).
Pas 8 muajsh bllokim, më 30 maj 2013, opozita pranoi votimin e te ligjeve të kërkuara nga BE-ja. Tre ligjet u miratuan me shumicë votash.
Më poshtë po japim disa nga deklaratat e kreut të opozitës së atëhershme Edi Rama për mosvotimin e ligjeve dhe ndërkombëtarët, si dhe deklaratat e Ramës si kryesministër sot kur kërkon nga opozita votimin e draftit të reformës në dretësi.
Janar 2013:
“Këto 3 ligje nuk ju çojnë në Evropë, nuk ju japin status. Ne nuk bëjmë teatër dhe ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm t’i votojmë të 3 ligjet, por historia që ne duhet ta japim me përdhunë konsensusin nuk shkon. Kam kërkuar që kryeministri të ulet në tryezë, që të dëgjohet opozita dhe t’i hapet rruga votimit të 3 ligjeve.”
Shkurt 2013
“S’funksionon me detyrim partneriteti me Bashkimin Europian e me komisionerin Fyle! Tri ligjet mund të votohen, nëse opozita dëgjohet se pse nuk i voton.”
“Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë kuadrin ligjor, mbi të cilin vepron Gjykata e Lartë, por refuzojmë të marrim pjesë në një makijazh, teksa një vendim i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet nga ana e qeverisë. Vendimi është i qartë, i prerë. Me tu zbatuar ai vendim ne padyshim do të përfshihemi në diskutimin dhe miratimin e draftit për Gjykatën e Lartë.”
Qershor 2016
“Ne nuk mund të bëjmë dot një reformë dhe tia hedhim BE-së.”
“Nuk ka ardhur BE të thotë që duam të hyjmë në Shqipëri, është Shqipëria që i bie derës e thotë duam të hyjmë në BE. Atëherë për të hyrë në atë derë ka një radiografim të shteteve, ashtu sic duam ta bëjmë ne me gjyqtarët.”