Rama: Procesi i Berlinit vendosi komunikim mes Shqipërisë dhe Serbisë, BE-ja peng i nacionalizmave

Nga Exit News
Rama: Procesi i Berlinit vendosi komunikim mes Shqipërisë dhe Serbisë, BE-ja peng i nacionalizmave

Pas përfundimit të takimit me kancelaren gjermane, kryeministri Rama deklaroi asnjë lidër nuk e kishte kuptuar më mirë rajonin e Ballkanit se kancelarja Merkel.

Ai shtoi se Procesi i Berlinnit ishte “një vizion largpamës, jo vetëm për të kaluar nëj fazë disavjecare por për të parë të ardhmen së bashku.”

Rama pohoi se procesi kishte ndërtuar frymë bashkëpunimi mes vendeve.

“Përtej rezultateve konkrete, besoj se arritja më e madhe e këtij procesi është vendosja e një fryme bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe e sensit të së ardhmes së përbashkët,” u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rama tha se Procesi i Berlinit nuk ka dështuar, por ka thyer barriera historike, duke vendosur raporte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai tha se edhe Open Balkans ishte produkt i Procesit të Berlinit dhe se ishin krijuar mundësitë për të zgjidhur edhe konfliktet historike.

Përsa i përket procesit të integrimit, Rama deklaroi se BE-ja ishte tashmë peng i nacionalizmave.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme