Rama: 95% e shërbimeve të shtetit do i ofrojmë online

Nga Exit News
Rama: 95% e shërbimeve të shtetit do i ofrojmë online

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 95 për qind e shërbimeve të zyrave të shtetit do të ofrohen online për qytetarët dhe bizneset.

Duke folur në Ministerialin Digjital të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar të hënën në Tiranë, Rama përmendi portalin e-Albania, i cili ofron 700 shërbime online nga të cilat përfitojnë 1.35 milionë qytetarët:

“Jam krenar të them që Shqipëria ka investuar shumë dhe me një intesitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet për qytetarët. 95% e shërbimeve të shtetit do të jenë online dhe pa tarifë, çdo qytetar mund t’i përfitojë këto shërbime pa shumë kohë dhe pa shumë para.”

Rama foli dhe për objektivat e mini-Shengenit të Ballkanit në lidhje me digjitalizimin:

“Finalizimi i procesit për të hequr tarifat Roaming duhet të jetë pjesë e objektivit tonë dhe diçka që duhet të punojmë fort.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>