Rama akuzon opozitën se përdor minorenët për akte dhune

Nga Exit News
Rama akuzon opozitën se përdor minorenët për akte dhune

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të selisë së PS në Shkodër nga protestuesit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se organizatat terroriste përdornin fëmijët për akte dhune, duke e quajtur maskarallëk përdorimin e tyre nga opozita.

Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”

Rama shprehet se opozita po abuzon me fëmijët.

 “Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>