Rama apel nxënësve: Respektoni masat anti-Covid gjatë mësimit

Nga Exit News
Rama apel nxënësve: Respektoni masat anti-Covid gjatë mësimit

Kryeministri Edi Rama, të martën, i bëri apel nxënësve që të tregojnë kujdes gjatë mësimit, për të mos u infektuar dhe shpërndarë koronavirusin.

Gjatë një takimi më mësues dhe nxënës të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës, Rama tha se Ministria e Arsimit ka marrë masat e nevojshme për zhvillimin e mësimit sipa protokolleve anti-Covid, por se i takon nxënësve që ta respektojnë atë dhe të mos bëhen transmetues të virusit:

“Kjo është një sfidë e përbashkët, ku secili ka rolin e vet dhe ku mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët. Janë marrë të gjitha masat për mësimin në klasa, por e gjitha varet nga faktori njerëzor.

 E gjitha varet nga disiplina, autodisiplina, për të respektuar rregullat e thjeshta.”

Rama i kujtoi të rinjve se nuk është e vërtetë që të rinjtë janë plotësisht të mbrojtur nga virusi, pasi gjithnjë e më tepër po hasen raste me të rinj të infektuar në gjendje të rënduar:

“Është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Pra, larg qoftë, rastet kur virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha, nuk mungojnë.”

Viti i ri shkollor pritet të fillojë në 14 shtator. Mësimi do të zhvillohet nëpër klasa dhe jo më virtualisht.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>