
Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende një reagim të qartë lidhur me deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis se Greqia kërkon të zgjerojë kufijtë detar nga 6 deri në 12 milje në detin Jon.
Pas deklaratave, shumë qytetarë kanë nisur t’i shkruajnë Ramës për ta pyetur se cila është përgjigjiae Shqipërisë për këtë rast.
Duke i kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale i cili e ka pyetur nëse ‘ujërat detare të Shqipërisë ia ka falur Greqisë’, Rama shkruan:
“Nuk falen detet e tokat si rroba o mik,prandaj prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po te kapën në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur!”