
Kryeministri Edi Rama akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha se po shkakton panik tek qytetarët me deklaratat e tij për numrin e lartë të viktimave me Covid-19.
Në emisionin ‘Real Story’, mbrëmjen e së enjtes, pyetur për deklaratat e Bashës se qeveria nuk po tregon numrat realë të viktimave, Rama u shpreh:
“Çfarë mund t’i përgjigjesh tani?! Është pjesë e asaj që thashë, panik, konfuzion, shqetësim, katastrofë.
Qeveria nuk deklaron asgjë. Numri i fataliteteve është një numër që pasqyrohet çdo ditë në bazë të kritereve që janë të lidhura me një element të thjeshtë: Të sëmurët nga Covid.
Të tjerat janë spekulime, s’kanë asnjë bazë dhe hyn në atë të përditshmen: Shpif, shpif se diçka do mbetet, kall dëshpërim tek njerëzit se diçka do ndezë, ajo që përpiqen këta të ndezë, është se duhet të kuptojnë që pse kanë humbur që nga dita e parë.”