
Kryeministri Edi Rama i quajti kandidatët për deputet të PD-së si “mbetje të shekullit të kaluar”:
“Nga Fatmir Mediu tek Dash Shehi, tek Shpëtim Idrizi, tek Mesila, tek Dulja. Një hata e madhe. Të mendosh që Tirana e viti 2021 të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar.
Një lider administrator dhe me Saliun, Monikën dhe Ilirin që luajnë nga pas fijet e teatrit të kukullave. Boshti i asaj skuadre, aty ku buron vendimarrja është një katastrofë”.
Në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Tiranë, Rama u shpreh se objektivi i PS-së për Tiranën është 20 deputetë.