
Kryeministri Rama dhe PS-ja mbështesin hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, propozim i opozitës në parlament.
Në një konferencë për shtyp, Rama deklaroi:
´Ne kemi vendosur që të mbështesim si PS hapjen e listave dhe t´i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shpreh preferencën e tij për deputetin e përfshirë në listën e subjektit.
Është një vendim që reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon përtej një shumice ose pakice qeverisëse.´