Rama-Di Maio, marrëveshje për tërheqjen e investimeve nga BE në Shqipëri

Nga Exit News
Rama-Di Maio, marrëveshje për tërheqjen e investimeve nga BE në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se do bashkëpunojë me institucionet italiane për të hartuar një plan për tërheqjen e investimeve nga Bashkimi Europian,

Në një konferencë për shtyp, Rama firmosi me ministrin e Jashtësm italian Luigi Di Maio marrëveshjen për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm me Italinë.

Ai theksoi se dy shtyllat kryesore ku Italia do të ndihmojë Shqipërinë me ide për projekte janë transporti e infrastuktura dhe energjia e digjitalizimi.

Rama tha se Italia ka eksperiencë në këto dy fusha ndaj ndihma e saj për projekte dhe mundësi për gjetjen e financimit do të jetë shumë e mirëpritur.

Kryeministri falenderoi Italinë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Shqipërinë, veçanërisht për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit:

“Nuk mundem që bashkë me falënderimin të mos shpreh mirënjohjen për Italinë mike dhe qeverinë italiane dhe në mënyrë të veçantë për trupat fantastike të Mbrojtjes Civile, të cilat reaguan në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>