Kryeministri Rama do të takojë të martën në orën 19:00 opozitën parlamentare për të biseduar për Reformën Zgjedhore.
Takimi është kërkuar nga opozita në kuvend. Në të do të marrë pjesë kryeministri Rama, kreu i grupit parlamentar Balla dhe përfaqësues të opozitës në kuvend.
Më herët tre kryetarët e grupeve parlamentare Murrizi, Stojku dhe Musai kanë deklaruar se deputetët e opozitës në parlament nuk do të votojnë draft-reformën Zgjedhore nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për hapje të listave të kandidatëve për deputetë.