Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten pasdite deputetët socialist të vjetër, si dhe ata të dalë rishtazi nga zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas një raportimi nga BW, mbledhja do të zhvillohet në orën 19.00 te Pallati i Kongreseve.
Në mbledhjen e së mërkurës, Rama bëri me dije se javën e ardhshme do të prezantohet kabineti i ri qeveritar.
Njëkohësisht, ai njoftoi edhe se deputetja e zgjedhur Najada Çomo kishte hequr dorë nga mandati i saj për t’iu rikthyer profesionit si mjeke.
Ndërkohë që, më pas edhe zv. kryeministri, Erion Braçe njoftoi largimin e tij nga detyra.
Zyrtarisht takimi njoftohet se do të përqëndrohet në bilancin e qeverisjes dhe objektivat e qeverisë së re.