![WhatsApp Image at Rama: Duhet të shmangim me çdo kusht mbylljen totale të vendit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-20-at-11.01.19.jpeg)
Kryeministri Edi Rama deklaroi, të martën, se po merr masa për të shmangur me çdo kusht një mbyllje të dytë të vendit.
Gjatë një dalje publike me rrjetin e inspektorëve të Task-Forcës që do të këshillojnë qytetarët për vënien e maskave dhe zbatimin e të tjera masave kundër Covid-19, Rama tha se dy janë qëllimet kryesore të gjithë masave që merr qeveria:
“Së pari, të pengojmë përshkallëzimin e përhapjes së infeksionit jashtë një ritmi të arsyeshëm, në mënyrë që të mbrojmë ata që janë më të dobët.
Së dytë, për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër e cila po tmerron të gjithë botën. Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam t’ju themi përsëri njerëzve rrini në shtëpi.”
Rama theksoi rëndësinë e zbatimit të masave për të ndihmuar që sistemi shëndetësore të mos kolapsohet dhe sakrifica prej kaq muajsh e mjekëve të mos shkojë dëm.
Ai e krahasoi mbajtjen e maskës në çdo vend jashtë shtëpisë, me pagesën e taskave: duhet mbajtur, pavarësisht se nuk dëshiron ta mbash, ashtu si dhe taksat duhen paguar.