
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur absurde akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorët e mbetjeve.
Përmes një statusi në Twitter, Rama pretendon se Basha ngatërron investimin privat me pagesën që duhet të bëjë shteti për çdo ton mbetje që depoziton:
“Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!”
Një ditë më parë, kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha debatuan live në emisionin Opinion për inceneratorët.