Rama e quan gazetën Der Standart përhapëse të lajmeve të rreme

Nga Exit News
Rama e quan gazetën Der Standart përhapëse të lajmeve të rreme

Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar gazetën Der Standart për përhapje të lajmeve të rreme, në lidhje me citimin e Ramës në artikullin mbi një dokument jo zyrtar të ndarjes së kufijve të Serbisë dhe Kosovës.

“Çfarë zhgënjimi të shohësh një gazetë të rëndësishme të sillet si shpërndarëve e lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam parë apo mbështetur vijëzimin e ndonjë kufiri sipas linjave etnike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

Der Standart, më 27 prill botoi artikullin “Një tjetër dokument jo zyrtar mbi Ballkanin”. Në artikull shkruhet edhe për dokumentin e pretenduar të ndarjes së kufijve mes Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë. Gazeta e akuzon Ramën se sëbashku me Vuçiç kanë mbështetur ndryshimin e kufijve.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha medias shqiptare se ai ka parë një dokument jozyrtar dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve. Vetë Rama , sëbashku me Vuçiç dhe me lobistët, kanë mbështetur vijëzimin e kufijve sipas linjave etnike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, 3 vjet më parë”.

Në fakt, Kryeministri Rama ka deklaruar në një intervistë televizive më 15 prill se e ka parë këtë dokument për ndarjen e kufijve mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, por nuk ka bërë asnjë koment mbi të.

Koha Ditore botoi më 27 prill, një dokument jo zyrtar ku parashikohet autonomia e Kosovës Veriore.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>