Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘të neveritshme’ videon e postuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha, ku shfaqet Rama duke folur për gjendjen në spitale dhe teksa flet, qeliza Covid-19 e rrethojnë kudo.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se kjo është ‘politikë e mjerë’:
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”