
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Odise Koten prefekt të ri në qarkun e Gjirokastrës, duke zëvendësuar Astrit Aliajn.
Kote u prezantua të shtunën në Gjirokastër nga ministri Bledi Çuçi, i cili është dhe deputet i qarkut.
Më parë Kote ka qenë nënkryetar i bashkisë Gjirokastër dhe drejtor rajonal i Sigurimeve Shoqërore.