Kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm të diskutojë reformën territoriale dhe zgjedhore sipas kërkesës së PD-së.
“I kemi dëgjuar në distancë disa synime tuaja dhe jemi gati të dialogojmë me ju. Por me urdhëra dhe me ultimatum nuk do të arrini asgjë. Por me komunikim ne mund të merremi veshpër shumë çka”, u shpreh Rama të enjten në Kuvend.
Ai i paralajmëroi se nuk do të pranojë “asnjëherë dhe për asnjë arsye asnjë ndërmjtesues të huaj për të zgjidhur konfliktet dhe krizat”.
Rama ftoi opozitën dhe median të kërkojë informacion në qeveri përpara se ta denoncojë në media.
“Qeveria e re do të vendosë një kanal informimi për çdo akuzë që lidhet me interesin publik. Konferencat e shtypit me sharje e ofendime nuk do të ketë më. Kritikat dhe sqarimet do të jepen zyrtarisht nga qeveria”.
Gjithashtu Rama shtoi se nuk do tw mbrojw asnwj anwtar tw qeverisw sw tij nga drejtësia:
“Ne nuk do të mbrojmë askënd me karton nga akuzat apo gjykimet e organeve të drejtësisë. Nëse ndokush vendoset në akuzë nga drejtësia do të mbrohet vetë. Qeveria do të inkurajojë si përshembull me platformën e bashkëqeverisjes luftën kundër korrupsionit”.