Rama: Gati të ulem në bisedime me Bashën e Metën

Nga Exit News
Rama: Gati të ulem në bisedime me Bashën e Metën

Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se është gati të ulet në bisedime me presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha për të të diskutuar për reformat e nevojshme për integrimin europian të vendit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së Soreca, Rama u shpreh:

“Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore.

Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t’u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.”

Rama njoftoi dhe se diplomati Zef Mazi do të jetë kryenegociatori i grupit të punës mes Shqipërisë dhe BE-së:

“Kemi ngritur edhe grupin negociator.

Një personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithë pranuar për dijen dhe aftësitë e tij, qoftë kur ka kryer misione, qoftë kur ka kryer detyra të rëndësishme, ambasadori Zef Mazi, do të jetë kryenegociatori.” 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>