Sipas kryeministrit Rama, hapja e listave të kandidatëve për deputetë nuk kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor dhe as të kushtetutës, por vetëm korrektim të Kodit Zgjedhor.
Në një konferencë për shtyp, Rama tha se këto ndryshime nuk prekin as marrëveshjen e 5 qershorit me PD-në e LSI-në:
´Sistemi zgjedhor dhe zonat zgjedhore nuk do të ndryshojnë. Kjo është në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Hapja e listave është korrektim.
Ideja që hapja e listave prek marrëveshjen është çmenduri.
Opozita jashtparlamentare nuk ka asjnë alibi për të kërkuar mungesën e përfaqësimit. Është pjesmarrëse në proces.´