Rama: Histeria fashiste tani më akuzon se kam krahasuar Dua Lipën me Bregovicin

Nga Exit News
Rama: Histeria fashiste tani më akuzon se kam krahasuar Dua Lipën me Bregovicin

Kryeministri Edi Rama e quajti “histeri fasishte”, akuzat e rreme ndaj tij se krahasoi Dua Lipën me këngëtarin boshnjak Goran Bregovic.

Në një koment në Facebook, Rama u shpreh se “ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të”.

Ai u shpreh se “njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes”.

Të hënën, Rama shkroi një koment se si “politika qorre” ka krijuar “armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur”.

Ai i quajti komentet “një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë”.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë dallim nga ata që shajnë në serbisht Dua Lipën dhe në shqip Goran Bregovic.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>