Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të ulet që në 20 korrik, në bisedime me kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe Presidentin Meta për ndryshimet kushtetuese.
Rama i ka kthyer përgjigje kërkesës së Metës e Bashës se çdo propozimin për reformën zgjedhore apo që prek zgjedhjet, duhet të marrë konsensusin në Këshillin Politik.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se është ‘i gatshëm të shkojë vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim.’