
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorët e mbetjeve.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se në qeverinë Berisha kishte plehra kudo nëpër qytete, ndërsa sot falë inceneratorëve, landfillet janë kthyer në parqe:
“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”
Më herët Basha i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë aferën e inceneratorëve.