Rama i përgjigjet Bashës: Malet me plehra i bëmë parqe

Nga Exit News
Rama i përgjigjet Bashës: Malet me plehra i bëmë parqe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorët e mbetjeve.

një postim në Twitter, Rama shkruan se në qeverinë Berisha kishte plehra kudo nëpër qytete, ndërsa sot falë inceneratorëve, landfillet janë kthyer në parqe:

“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”

Më herët Basha i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë aferën e inceneratorëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>