
Kryeministri Edi Rama ju përgjigjë Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke i kujtuar se marrëveshja zgjedhore u bë “për ju, dhe për ne”.
“Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne, Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se…”, shkroi Rama në twitter.
Ndërkohë, Rama paralajmëroi Bashën për votimin e marrëveshjes zgjedhore.
“S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…”, përfundoi Rama.