Rama i përgjigjet Metës: Nuk ke asnjë shans të ndalosh hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve

Nga Exit News
Rama i përgjigjet Metës: Nuk ke asnjë shans të ndalosh hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deklaratës së presidentit Meta se ndryshimet për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve janë antikushtetuese dhe të papranueshme:

Rama i kujtoi Metës se siç nuk mundi të ndalojë zgjedhjet e 30 qershorit, ashtu muk ka asnjë shans të ndalojë ndryshimet kushtetuese.

“Siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!”

Rama tha se nuk është qeveria dhe shumica socialiste ajo që shkel kushtetutën, por vetë presidenti, dhe se PS ia fali shkarkimin sepse është ‘e përgjegjshme në përfaqësimin e vendit’.

Ai e akuzoi Metën se e ka keqpërdorur institucionin e presidencës për të bërë ‘luftë politike’ dhe për të sharë ndërkombëtarët:

“Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>