
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për abuzimin e parave për inceneratorët e mbetjeve me një postim në Facebook, për shërbimet që ofron sot shteti për mbetjet.
Përmes një grafiku në Facebook, Rama tergon se në vitin 2013, vetëm 50,7 për qind e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh, ndërsa në vitit 2020, kjo përqindje është rritur në 87,9 për qind.

Reagimi i Ramës vjen pas një sulmi të vazhdueshëm të opozitës me akuza për vjedhje të parave të taksapaguesve përmes industrisë së inceneratorëve.
Për të mësuar më shumë për këtë temë, lexoni këtu.